Ligue 1

Zbulohet kontrata e re për Buffon te Paris SG…

Sipas shtypit italian, Gianluigi Buffon, ka rënë dakord të shkojë te Paris Saint-Germain dhe në javën e ardhshme ky transferim do të realizohet.

Marrëveshja është arritur në çdo detaj dhe të martën ose të mërkurën e ardhshme, portieri “legjendar” do të prezantohet poshtë Kullës Eiffel.

Buffon do të marrë 7 milionë euro në sezon për dy vitet e fundit të karrierës së tij, 14 në total, deri në fund të karrierës, për më tepër ai do të jetë “i detyruar” të jetë ambasador i Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar, rol të cilin prej shumë kohësh po e kryen edhe Xavi Hernandez.

Portieri aktual i PSG, Areola, e ka pranuar situatën dhe në një deklaratë për “Telefoot” tha: “Buffon është idhulli im dhe mundësi për të punuar me të është mrekulli, por faktikisht është një moment i karrierës që duhet të jem titullar. Të shohim se çfarë do të ndodhë…”

Më shumë nga Ligue 1