La Liga

Zbulohet numri legjendar që do të ketë Coutinho te Barcelona

Është zbuluar numri i fanellës së Coutinho-s te Barcelona – dhe është një numër me një rëndësi të madhe në Nou Camp.

Brazilianit i është dorëzuar numri 14 pas konfirmimit të transferimit të tij me vlerë 160 mln euro nga Liverpool te Barcelona.

Numri është lënë i lirë nga një tjetër ish i Liverpool, Javier Mascherano, i cili do të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën e tij në Kinë.

Por nuk është Mascherano ai që ka bërë të famshme fanellën me numrin 14, por legjenda e shuar tashmë Johan Cruyff, i cili ka lënë gjurmë si askush tjetër si lojtar dhe trajner te klubi katalanas.

Gjatë prezantimit të tij te Barcelona, Coutinho është shprehur: “Jam shumë i lumtur. Siç kam thënë se është një ëndërr. Falë shumë njerëzve, në radhë të parë Zotit, prindërit e mi dhe familja që më ka qëndruar pranë në çdo moment.

Image result for coutinho shirt number


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga