La Liga

Zbulohet pasardhësi i Ronaldo-s te Real, ja kush e merr fanellën me numrin 7

Me Cristiano Ronaldo-n që është transferuar tek Juve, nr. 7 i tij i famshëm është i lirë dhe në pritje të një pronari të ri.

Ai është një numër legjendar dhe shumë i rëndësishëm për Real Madrid. E kishte Ronaldo, para tij Raul. Gjithsesi, tani mbetet pyetja: kush do ta trashëgojë 7-ën e famshme? Diario Gol pretendon se e ka përgjigjen.

Gazeta spanjolle raporton se Sergio Ramos ka zbuluar pasardhësin. Ai do të jetë Marco Asensio, talenti spanjoll i destinuar për t’u bërë një legjendë e Los Blancos.

Nuk është sekret se 22-vjeçari është një nga talentet më premtues të Real Madrid. Gjithsesi, për shkak të kompeticionit të madh te Real, ai sezonin e kaluar është aktivizuar shumicën e rasteve si një zëvendësues nga Zinedine Zidane.

Tani që Ronaldo është larguar, Asensio mund të gjejë më tepër minuta, gjithashtu, mendohet se Lopetegui është një mbështetës i lojtarit.

Më shumë nga La Liga