Futboll

Zbulohet “Plani B” i Barcelonës për Coutinho

Barcelona po mban sytë hapur mbi sulmuesin e Lyon, Nabil Fekir, me klubin spanjoll që ka programuar një plan rezervë, në rast se do të dështojë tentativa për blerjen e Philippe Coutinho nga Liverpool. Referuar gazetës spanjolle Marca, drejtori sportive, Robert Fernandez asistoi në stadiumin “Groupama” për të parë 24-vjeçarin e skuadrës së Ligue 1 të fitonte me rezultatin  3-0 ndaj Everton në Europa League. Fekir ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon te Lyon, në ligën elitare të Francës, duke shënuar 11 gola në 11 ndeshje, duke pushtuar titujt kryesor të faqeve të para për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme fundjavën e kaluarë në fitoren 5-0 të derbit të Saint Etienne.

Rezultate imazhesh për fekir lyon messi celebration

Festimi i tij alla-Messi, duke hequr fanellën, për të parakaluar përpara tifozëve kundërshtarë, shkaktoi pezullimin e përkohshëm të ndeshjes, pasi tifozët vendas pushtuan fushën. Pavarësisht formës së tij impresionuese, Fekir nuk është ende objektivi numër 1 për ekipin katalanas, që vazhdon të besojë dhe të vërë bast për blerjen e brazilianit Coutinho. Ish-shoku i tij i ekipit te Liverpool, aktualisht sulmuesi i Barças, Luis Suarez thuri lavde për brazilianin, kur “Mundo Deportivo” e pyeti në lidhje me atë.

Rezultate imazhesh për coutinho suarez

“E njoh atë si person dhe si futbollist, sepse kam luajtur me atë, por që të gjithë e dinë atë që mund të japë Coutinho. Ai është një lojtar që sot luan në nivelet më të larta. Besoj se ai dëshironte të vinte te Barça sepse është një futbollist ambicioz dhe çdo lojtar synon të vij te Barcelona. Ai përjetoi një moment të vështirë dhe të komplikuar, por si një profesionist ai vazhdoi të tregojë se sa i mirë është, si dhe cilësitë e tij personale”, deklaroi Suarez.

Më shumë nga Futboll