RUSI 2018

Zbulohet plani i Sampaoli, Icardi mbetet përfundimisht jashtë Kupës së Botës

Largohet ëndrra për të qenë në Kupën e Botës për Mauro Icardi. Për momentin është vetëm një sinjal, por shumë domethënëse kur duhet edhe një muaj nga zgjedhjet përfundimtare të trajnerëve.

Ajo që të bën të mendosh te lënia jashtë e kapitenit të Inter është lista provizore me 35 futbollistë e trajnerit të Argjentinës, Sampaoli, e publikuar nga “TyC Sports”.

Sipas gazetës argjentinas, shumë pranë lajmeve të kombëtares, Sampaoli do të jetë së shpejti në Itali për të takuar Fazio e Perotti të Roma, Biglia të Milan dhe juventinët Dybala e Higuain, por nuk ka asnjë plan të takohet me Icardi apo të shohë ndeshjet e Inter.

Ja cila është lista provizore me 35 futbollistët në planet e Sampaoli, 24 prej tyre do të shkojnë në Rusi…

PORTIERE: Sergio Romero, Franco Armani, Wilfredo Caballero, Nahuel Guzmán, Agustín Marchesín.

MBROJTES: Fabricio Bustos, Gabriel Mercado, Nicolás Tagliafico, Nicolás Otamendi, Ramiro Funes Mori, Marcos Rojo, Federico Fazio.

MESFUSHORE: Maximiliano Meza, Enzo Pérez, Pablo Pérez, Ever Banega, Giovani Lo Celso, Ángel Di María, Manuel Lanzini, Erik Lamela, Lucas Biglia, Diego Perotti, Eduardo Salvio, Marcos Acuña, Matías Kranevitter, Emiliano Rigoni, Leandro Paredes, Javier Mascherano.

SULMUES: Cristian Pavón, Lautaro Martínez, Lionel Messi, Sergio Agüero, Paulo Dybala, Gonzalo Higuaín.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018