Futboll

Zbulohet prapaskena, një koreano-verior objektivi kryesor i Juventusit

Juventusi po punon për të ardhmen dhe pasi ka nisur bisedimet për të sjellë në Torino disa lojtarë të rinj dhe premtues si Emre Can, Denis Praet, Cristane e Barella, ka vënë në shënjestër edhe sulmuesin 19-vjeçar nga Koreja e Veriut, Han Kwang Song. Ai luan aktualisht në formë huazimi me skuadrën e Perugia, por pronësia e tij është e Cagliarit. Mediat italiane konfirmojnë interesimin e bardhezinjve për sulmuesin 19-vjeçar, që sipas tyre është gati për të bërë kapërcimin e madh dhe të luajë në Serinë A.

ja se si do te luajne bardhezinjte sezonin e ardhshem

Disa sondazhe të para nga ana e drejtorit sportive Beppe Marotta janë kryer dhe ata duan që ta sjellin futbollistin që verën e ardhshme në Torino. Drejtuesit e Cagliari e vlerësojnë lojtarin 10-12 milionë euro, por kjo shumë mund të ulet në rast se në bisedime futen edhe të rinjtë Aberto Cerri  (21 vjeç) e Emil Audero (20 vjeç), që mund të shkojnë në drejtim të skuadrës sarde si pjesë e marrëveshjes.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll