Futboll

Zbulohet prapaskena, Ronaldo pengoi blerjen e Ibrahimovic…

Zbulohet prapaskena, Ronaldo pengoi blerjen e Ibrahimovic…

“Yje” të futbollit botëror që kanë qenë vendimtarë brenda dhe jashtë fushës së lojës. Pas zënkës Neymar-Cavani, edhe Cristiano Ronaldo duket se ka sugjeruar disa lëvizje në merkato. Nëse “O’Ney” ka kërkuar shitjen e “El Matador”, “CR7” ka ndaluar presidentin Florentino Perez të marrë Zlatan Ibrahimovic te Real Madrid.

Image result for cristiano ronaldo and ibrahimovic

Sipas faqes belge në internet “voetbal nieuws”, gjiganti suedez ishte shumë pranë kalimit te “Los Blancos” gjatë kësaj vere, po të mos kishte qenë për ndërhyrjen e talentit portugez. Pikërisht gjatë një takimi me presidentin, pasi mësoi se Ibra mund të firmoste për Real, Cristiano ka këmbëngulur me forcë për të mos e marrë në skuadër.

Image result for cristiano ronaldo and ibrahimovic

Ibrahimovic, më pas, zgjodhi të firmosë kontratë e re me Manchester United, ku kishte lënë një përshtypje të shkëlqyer para se të dëmtohej në muajin prill. Dëmtimi kundër Anderlecht po e lë jashtë fushe, por jo jashtë nga palestrat, ku vazhdon periudhën e riabilitimit.

Më shumë nga Futboll