Ligue 1

Zbulohet sekreti francez i Botërorit: Mbappé rrezikoi në gjysmëfinale dhe finale

Gazeta “L’Equipe” ka zbuluar atë që deri më tani ishte sekreti më i mirëmbajtur nga Botërori i Rusisë. Sipas prestigjiozes franceze, Kylian Mbappé luajti i dëmtuar në gjysmëfinale kundër Belgjikës dhe finalen kundër Kroacisë.

Sulmuesi francez pësoi një bllokim të tri rruazave një ditë para ndeshjes kundër Belgjikës, teksa ishte në dhomën e tij të hotelit. “Kur doli nga shtrati për bërë një banjë, ai ndjeu një dhimbje të tmerrshme dhe një bllokim, duke u rrëzuar”, – raporton “L’Equipe”.

Ekipi mjekësor i kombëtares franceze dhe stafi teknik i mbajti sekret problemet e Mbappé për të mos iu dhënë avantazh rivalëve të tyre. Përkundër dhimbjes, lojtari mundi që të jetë në fushë me gjilpëra kundër Belgjikës dhe Kroacisë. Në finalen e Kupës së Botës, madje, ai shënoi golin e katërt për Francën, me një goditje të bukur nga distanca.

Më shumë nga Ligue 1