Bundesliga

Zbulohet shuma e çmendur që fiton James nga pija e tij

James Rodriguez nuk po kalon një situatë aspak të mirë. I lënë në stol nga Niko Kovac, kolumbiani nuk ka hezituar ta bëjë publike pakënaqësinë e tij dhe madje ka kërkuar një rrugëzgjidhje .

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Juventus, Arsenal, Real Madrid, Napoli, Liverpool… ditë pas dite dalin lajme të reja në lidhje me destinacionet e mundshme ku mund të shkojë James. Megjithatë, duket se gjërat nuk shkojnë aspak keq me biznesin e tij.

Kolumbiani ka krijuar një pijë energjike të quajtur “10 Gold”, e cila tregtohet në vendlindjen e tij, Kolumbi, nga e cila fiton rreth 660.000 euro në vit.

Të gjitha këto të ardhura shkojnë për fondacionin e tij “Colombia Somos Todos”, e krijuar për të ndihmuar shtresën e varfër të popullsisë. James, gjithashtu, ka në plan të hapë biznese të reja, një prej tyre me Cristiano Ronaldo-n.

Më shumë nga Bundesliga