RUSI 2018

“Zbuluat fytyrën tuaj të vërtetë”, Benzema godet presidentin e Federatës Franceze

Karim Benzema goditi presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet, se ka treguar fytyrën e vërtetë të tij, duke mbështetur vendimin e Didier Deschamps për ta lënë sulmuesin e Real Madridit jashtë skuadrës së Francës për Kupën e Botës.

30-vjeçari nuk është thirrur nga kombëtarja e vendit të tij që nga tetori i vitit 2015, pasi është hetuar në lidhje me një përpjekje të dyshuar për të shantazhuar shokun e tij ndërkombëtar, Mathieu Valbuena.

Edhe pse Deschamps në të kaluarën ka sugjeruar se dera nuk është e mbyllur për Benzema, mungesa e vazhdueshme e tij, shpesh ka ngritur pyetje. Le Graet u pyet për mungesën e Benzema në radhët e Francës për Kupën e Botës në një intervistë të fundit dhe, pavarësisht se nuk donte të komentonte mbi situatën, ai mendonte se Franca tani luan një “stil të lojës dhe nuk mund të kthehemi pas”.

Komentet e tij nuk i shpëtuan vëmendjes së Benzema të zemëruar. Ai shkroi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter: “Z.Le Graet, me gjithë respektin, ju keni humbur një mundësi për të heshtur. Kam zbuluar fytyrën tuaj të vërtetë dhe kjo nuk është ajo që më keni thënë, që më keni vlerësuar ballazi. Më mirë të mos diskutojmë më për temën e përzgjedhjes në ekipin kombëtar”.

Franca e fillon Kampionatin Botëror të Rusisë duke luajtur kundër Australisë, më 16 qershor, në Kazan, por së pari do të trajtojë miqësoren me Italinë, këtë javë. Benzema ka luajtur 81 herë për ekipin kombëtar francez dhe ka shënuar 27 gola. Nga skuadra aktuale e “Les Bleus”, vetëm Olivier Giroud ka shënuar më shumë gola për kombëtaren e tij.

Më shumë nga RUSI 2018