Futboll

Ze Maria: “Gati për Superkupën, ja dalim nëse japim 100% të forcave”

Vetëm pak orë mbeten nga starti i sezonit, që simbolizohet nga ndeshja e të mërkurës, datë 06 shtator, për trofeun e Superkupës së Shqipërisë, i cili do të diskutohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 19:00, mes Kukësit kampion në fuqi dhe Tiranës fituese e Kupës së Shqipërisë. Pikërisht në kuadër të ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë, trajneri i bardhebluve, Ze Maria, doli para mediave në konferencë për shtyp, duke përshkruar situatën te 24 herë kampionët e Shqipërisë, që këtë sezon do të aderojnë në Kategorinë e Parë.

Image may contain: 22 people, people smiling, people standing

“Jemi gati për Supërkupën. Edhe pse 4-5 lojtarë erdhën në ditët e fundit, të tjerët janë gati. E thjeshtë nuk do të jetë, pasi luajmë ndaj kampionëve në fuqi, që do tëntojnë të konfirmohen si skuadra më e mirë e vendit. Tirana është një skuadër e madhe dhe me traditë dhe ky fakt të mban gjithnëe në presion. Na mbetet për detyrë që ta menaxhojmë presionin dhe të japim më të mirën. Objektivat tanë dihen, të fitojme gjithçka na del përpara duke filluar nga Superkupa edhe pse përballë kemi fituesit e titullit dhe jane me te mirët e vendit. Po do ja dalim, duke dhënë 100% të forcave tona”, u shpreh kreu i pankinës bardheblu.

Image may contain: 21 people, people smiling

“Kur stërvit një ekip si Tirana, e di që gjithnjë duhet të fitosh. Dhe mbi te gjitha sot, ku ne jemi në të Parën, ndërsa Kukësi në Superiore. Por do bëjmë të pamundurën që ta marrim këtë trofe, pasi do të jetë i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit. Fakti që luajmë në shtëpi na vendos disi nën presion dhe sidomos kur dihet që tifozët tanë janë ende të mërzitur për atë qe ndodhi vjet. Na takon ne si staf dhe lojtarëve që të ndryshojmë gjithçka. Sezoni yne, nis pikërisht nesër. Nëse e nisim me këmbë të mbarë, do kemi shanse të medha që të fitojmë edhe tifozët. Klubi është munduar që të më plotesojë me aq sa mundej dëshirat në këtë merkato. Tani do punoj me ata që kam. Maveje është lojtar shumë i mirë për mesfushën, Binguila vjen sapo të marre lejen e punës. Në fillim të kampionatit, do jemi gati besoj dhe lojtarët do kenë kohë që të njohin njëri-tjetrin”, citohet trajneri i Tiranës, Ze Maria, nga faqja zyrtare e klubit bardheblu.

Më shumë nga Futboll