Connect with us

Europa League

Ze Maria & Karabeci: Maccabi i fortë, por kemi shanset tona

Trajneri i Tiranës, Ze Maria e pranon se i pret një kundërshtar tepër i fortë si Maccabi Tel Aviv, por beson te një “mrekulli”. Bardheblutë janë një skuadër e re, me lojtarë të rinj, por cilësor dhe braziliani mendon se ky është një shans i mirë për ta për të treguar veten në arenën ndërkombëtare. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sidomos për ne, pasi skuadrat jonë është shumë e re, është një projekt i ri që po nisim. Do të jetë shumë e vështirë, por shpresoj që të jetë një ndeshje që njerëzit të vijën ta shohin. E di që është ekip i ri, pjesa më e madhe e skuadrës është 18, 19 apo 20-vjeçare. Kanë një javë kohë për të treguar potencialin e tyre, për të treguar se mund të luajnë në skuadra të tjera në Europë, në kampionate të mëdha. Liga e Europës është turneu i dytë për nga rëndësia për klube ndaj është një mundësi e mirë për ta për të treguar veten”.

“Kam luajtur 46 ndeshje me kombëtaren, kam humbur në vitin 1996 përballë Nigerisë, me një kombëtare që kishte në përbërje Roberto Carlos, Dida, Bebeto apo Ronaldo. Dukej e pabesueshme para ndeshjes. Përfunduam Olimpiadën e vitit 1996 në vendin e tretë”, tha ish-lojtari i Brazilit.

Image may contain: 1 person, sitting

Kundër Maccabi-t mision kualifikim do të jetë tepër i vështirë për të mos thënë i pamundur megjithatë Ze Maria beson te ekipi që ai drejton: “Në futboll gjithçka është e mundur, gjithçka. Ndaj jemi këtu të mundohemi të luajmë, të bëjmë më të mirën. Këta djem duan të tregojnë veten. Jemi këtu që të mundohemi të fitojmë ndeshjen, do të jetë shumë e vështirë por do të bëjmë më të mirën. Sigurisht, kemi folur shumë gjatë javës për mentalitet të fortë, se çfarë mund të bëjnë. Jam i pari që besoj te lojtarët e mi, duhet t’ua tregoj këtë. Ata kanë fuqi, cilësi, i kanë të gjitha gjërat që duhet për t’u shfaqur mirë nesër”, deklaroi braziliani.

Image may contain: 1 person

Ashtu si trajneri edhe kapiteni Erando Karabeci është shfaqur optimit në konferencën për shtyp: “Nuk kemi ardhur për turizëm. Jemi këtu për të provuar shanset tona dhe do të japim maksimumin nga vetja. Kemi në përbërje lojtarë të rinj të cilët duan të tregojnë vlerat e tyre. E dimë që Makabi ka një skuader me shumë eksperiencë në Champions Ligë, po ashtu dhe në Europa Ligë. Megjithatë kjo nuk na tremb aspak, përkundrazi jemi gati për të dhënë më të mirën dhe për të provuar një rezultat pozitiv”, u shpreh Karabeci.

Më shumë nga Europa League