Futboll

Ze Maria: “Ndeshje shumë e mirë, start perfekt i sezonit”

Patjetër i kënaqur me trofeun e Superkupës së Shqipërisë, i pari për të në këtë aventurë në drejtimin e bardhebluve, trajneri i Tiranës, Ze Maria u shfaq shumë i kënaqur me skuadrën e tij dhe lojën e zhvilluar përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Trajneri brazilian e ka vlerësuar si një ndeshje shumë të mirë atë të sotmen ndaj Kukësit, të fituar 1-0 me gol të Hoxhallarit në minutën e 90’, që ka shënuar gjithashtu edhe një start perfekt të sezonit për bardheblutë.

“Po ishte një ndeshje e shumë e mirë për ne sepse ekipi luajti shumë mirë, sikurse stërvitemi çdo ditë, shpejt me dy takime. Të fitosh një ndeshje si kjo e sotmja ndaj kampionëve në fuqi, është një start shumë i mirë i sezonit. Ekipi luajti shumë mirë, skuadra krijoi shumë raste dhe duhej të kishim shënuar më parë. Kampionati do të jetë i vështirë për ne, sepse jemi ekip i madh dhe të gjitha skuadrat do të luajnë shumë fort ndaj nesh. Po stërvitemi shumë dhe ekipi krijoi shumë raste. Natyrisht që na duhet të punojmë më shumë, dhe të përpiqemi të shënojmë më shumë”, deklaroi trajneri i Tiranës, Ze Maria.

Më shumë nga Futboll