Futboll

Ze Maria: “Do ta nisim me 100km/orë! Fushat njëlloj si 30-40 vite më parë në Brazil”

Në prag të ndeshjes ndaj Ilirisë, në program për t’u diskutuar ditën e shtunë, e cila shënon edhe startin e kampioantit në Kategorinë e Parë, aty ku Tirana aderon për të parën herë në historinë e saj, që nga themelimi i klubit, trajneri brazilian i bardhebluve, Ze Maria ka dalë para mediave në konferencën për shtyp. Në fjalën e tij, Ze Maria ka theksuar objektivin e klubit 24 herë kampion të Shqipërisë, për të marrë maksimumin në çdo ndeshje, me qëllim rikthimin sa më parë në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri brazilian, duke treguar se ekipi i tij do ta nisë me shpejtësi dhe ritëm maksimal këtë aventurë të re, i druhet terreneve të vështira nëpër rrethe.

Image may contain: 28 people, people smiling, text

“Herën e fundit që ishim këtu folëm për ekipin që fitoi titullin për të fundit herë. Me Superkupën realizuam një nga tre objektivat sezonale. Neser nisim rrugëtimin tonë për të fituar këtë kampionat. Është Kategoria e Parë, por gjithsesi është një kampionat që do të na rikthejë në elitë. Do ta nisim me 100km në orë këtë sezon, pasi ky është ritmi ynë dhe rruga që duhet të bëjmë. Kundërshtarët nuk i njohim, por një shembull e mora nga Besa në Kupë. Të gjitha ekipet, në çfarëdolloj kategorie duan që të mposhtin Tiranën. Nuk duhet t’u japim këtë mundësi dhe as nuk duhet të relaksohemi, sikundër bëmë në Kavajë gjatë pjesës së parë”, u shpreh trajneri brazilian i Tiranës.

Image may contain: 2 people, text

“Duhet të jemi të bindur te vlerat tona dhe të mos u japim hapësira asnjë kundërshtari, edhe kur do luajmë ndaj një kundërshtari të “vogël”. Por edhe në këtë drejtim duhet kujdes, pasi ata duan të bëjnë diçka ndaj nesh, pasi ne jemi të “mëdhenjtë” e këtij kampionati. Me infrastrukturën nuk do te jetë e lehtë, sidomos kur luajmë në transfertë. Pashë ndaj Besës që struktura e stadiumit nuk ishte optimale, bari ishte shumë i gjatë dhe fusha e butë. Madje, m’u duken si fushat brazilane të 30-40 viteve më parë. Na krijoi probleme, mbi të gjitha në pjesën e parë. Loja jonë u ngadalësua, pasi fusha ishte e rëndë. S’jemi mësuar në të tilla fusha. Megjithatë, fatin tonë do ta vendosim sidomos në stadiumin tonë ku nuk duhet të marrim asnjëherë më pak se 3 pikë, duke patur respekt për kundershtarët, por pa harruar që jemi Tirana. Si i motivoj lojtarët?! Motivimi më i madh është kur t’i vesh fanellën e Tiranës, pavarësisht nga kategoria ku luan apo kundërshtari që përballesh”, citon faqja zyrtare e klubit, trajnerin e Tiranës, Ze Maria.

Më shumë nga Futboll