Futboll

Zelandë e Re-Londër, 55 orë udhëtim për një… humbje!

Pasion pa kufij. Disa ditë më parë një 41-vjeçar, banues në Zelandën e Re, ka fluturuar drejt Londrës për të ndjekur një ndeshje futbolli, por jo për të qenë i pranishëm në “Stamford Bridge”, për të shijuar festën e Chelsea-it apo për të ndjekur sfidën mes Tottenham dhe Manchester United. Jo: Stuart Dye donte të mbështeste skuadrën e zemrës së tij Tranmere Rovers në finalen e Conference League (kategoria e pestë e futbollit anglez) kundër Forest Green Rovers.

 


 
Super tifozi Dy ka ndërmarrë një udhëtim prej 36.648 kilometrash, që ka zgjatur 55 orë, me shpresën që ëndrra për ta parë skuadrën e tij të ngjitej në futbollin profesionist të kthehej në realitet. Fatkeqësisht për të, ka qenë Forest Green skuadra që ka triumfuar në tempullin e “Ëembley” me rezultatin 3-1. “Jam i shkatërruar, – ka thënë në fund të ndeshjes. – Nuk kemi pasur asnjë shans gjatë gjithë 90 minutave. Ka qenë e tmerrshme”. Siç ka zbuluar vët ai, ekzistenca e Stuart është e shënjuar nga lidhja e fortë me klubin e vogël të Birkenhead. “Ka qenë mamaja ime që më ka çuar për herë të parë në stadium. Nga ai moment, edhe pse më pas jemi transferuar nga ana tjetër e globit, jeta ime ka ndryshuar, – ka shkruar ai në një letër të hapur para se të nisej për në Angli. – Kam 13 fanella të skuadrës, dy prej të cilave janë me autograf, targa e makinës sime është TRFC, profili im në twitter është @tranmere10”.

Pavarësisht humbjes djegëse dhe ëndrrës së shuar, Stuart nuk do të heqë dorë. “Në Angli futbolli përshkruhet si një fe, pak a shumë siç ndodh në Zelandën e Re për regbinë. Për mua është akoma më shumë, do të thoja diçka që i afrohet shpirtërores”.

Më shumë nga Futboll