Volejboll

Zenit Kazan, kampion i botës në volejboll për meshkuj

Skuadra ruse e Zenit Kazan është shpallur kampione e botës për vitin 2017, duke triumfuar në Botërorin për klube që u zhvillua në Krakovë të Polonisë. Në finale, skuadra kampione e botës mundi 3-0 (27-25, 25-22, 25-22) italianët e Lube Civitanova, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Por rusët u treguan më të saktë në momentet vendimtare të ndeshje finale, duke e mbyllur Botërorin pa humbur asnjë set.

Një triumf i merituar i ekipit të Zenit Kazan, që në maj të këtij viti u shpall edhe kampion i Europës, një ekip që triumfoi falë treshes Leon (kubanez), Anderson (amerikan) dhe Michajlov (rus). Megjithatë, lojtari MVP i turneut u shpall Osmany Juantorena, që luan me italianët. Në vend të tretë u rendit skuadra braziliane e Sada Crizeiro, ish-kampione e botës, që mundi 3-0 në “finalen e vogël” polakët e PGE Skra Belchatov. Në Botërorin për klube morën pjesë 8 ekipe.

Lojtaret me te mire te Boterorit per klube


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll