Bundesliga

Zërat e çojnë te Chelsea, por Vidal kërkon rinovimin me Bayern Munich

Arturo Vidal pranon se do ta mirëpriste mundësinë për të nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munich, edhe pse ka shumë zëra për një lëvizje të tij të mundshme te Chelsea. Mesfushori 30-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të merkatos së dimrit duke e parë në dyshim të ardhmen e tij në “Allianz Arena”. Me Bayernin, që ka lidhur një marrëveshje verore me yllin e Schalke, Leon Goretzka, është sugjeruar që Vidal do të zhvendoset si njeri i “tepërt”. Kilieni ndërkombëtar, megjithatë, ka deklaruar në shumë raste se nuk po shtyn për një largim, madje tani e ka hapur veten për kushte të reja, me marrëveshjen e tanishme që do të skadojë në vitin 2019. Vidal i tha “Sport1”: “Unë luaj në këtë ekip për një arsye dhe sigurisht jam një nga më të mirët në botë në pozicionin tim. Nuk mendoj për një ndryshim ambienti, ndihem shumë mirë këtu. Natyrisht, do të doja ta zgjeroja kontratën. Ky është një opsion dhe fëmijët e mi janë shumë të lumtur këtu. Është e qartë që ndihem shumë mirë, veçanërisht fizikisht, dhe nuk kam probleme me lëndimet, gjë që më ndihmon”.

Trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes, kohët e fundit tregoi se do të dëshironte që Vidal të qëndronte në fund të sezonit të tanishëm, edhe nëse ai vetë nuk mund të vazhdojë me bavarezët. Trajneri me përvojë, i cili po punon për një marrëveshje afatshkurtër, tha: “Për mua, ai është një lojtar themelor në ekipin tonë. Luan në një nivel shumë të mirë. Eshtë një lojtar me eksperiencë jashtëzakonisht të madhe, për të cilin kemi shumë nevojë. Mendimi im është se Vidal është shumë i rëndësishëm. Unë e konsideroj atë një futbollist fantastik”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga