Premier League

Zgjedhja e lojtarit më të mirë të historisë ka tërbuar tifozët e Manchester United

Tifozët e Manchester United e kanë kritikuar sondazhin skandaloz që votoi Cristiano Ronaldo-n si lojtarin më të mirë të klubit në Premier League.

Djajtë e Kuq, bashkë me Arsenal, Chelsea, Tottenham, Liverpool dhe Everton, kanë luajtur ndeshjen e 1,000-të në Premier League në ditën e fundit të sezonit.

Dhe klubi vendosi që ta festonte këtë arritje me një votim për golin, ndeshjen, pritjen dhe lojtarin më të mirë gjatë kësaj periudhe.

Goli i Wayne Rooney me roveshiatë ndaj Manchester City në fitoren 4-3 më 2009 është votuar si më i bukuri.

Pritja spektakolare e David De Gea-s ndaj, tashmë shokut të ekipit, Juan Mata në Stamford Bridge ka fituar votën për pritjen më të mirë.

Por ishte kategoria e lojtarit që ka shkaktuar më shumë polemika.

Paul Scholes dhe Ryan Giggs janë votuar në vend të dytë dhe të tretë, ndërsa vendi i parë është marrë nga Ronaldo.

Portugezi shënoi 118 gol anë 292 paraqitje , duke përfshirë 49 gola në sezonin 2007/08.

Më shumë nga Premier League