• Zgjedhja e Trump rrezikon kandidaturën e Los Anxhelosit për Lojërat 2024

    Publikuar: 10 Jan 5:55

    Zgjedhja e Donald Trump si Presidenti i Amerikës mund t’i prishë punë Los Anxhelosit, qytetit që kandidon për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024. Një president që ka folur gjatë fushatës elektorale kundër pakicave dhe sidomos kundër vendeve muslimane, mund të jetë një e keqe për sportin e amerikan. Deklarata që mund të kthehen në bumerag për komitetin organizator, pasi ato mund të përkthehen në vota kundër Amerikës më 13 shtator, kur në Lima të Perusë do të caktohet qyteti fitues (në garë janë edhe Parisi e Budapesti).

    Los Anxhelosi, gjate Olimpiades se vitit 1984

    Trump nuk është shprehur asnjëherë kundër zhvillimit të Olimpiadës në Los Anxhelos dhe zgjedhja e tij nuk tremb organizatorët, por janë deklaratat e tij ato që shkaktojnë panik. “Delegatët e vendeve muslimane mund të na japin një grusht të rëndë, pasi mund të votojnë Parisin, që në këto momente kthehet në qytetin kandidat favorit. Sidomos nëse delegatet janë femra”, thonë burime nga komiteti organizator i Lojërave Olimpike të vitit 2024 në Los Anxhelos. Gjithsesi, muajt e mbetur do të jenë një sfidë e vërtetë për amerikanët, për të bindur delegatët dhe marrë votat e duhura.


    Lexo postimet e tjera