Mix Vendi

Zgjedhjet për kryesinë e peshëngritjes, ja kandidatët në garë

Do të zhvillohet më datësn 4 korrik asambleja e jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të kryesisë së këtij sporti. Zgjedhje që vijnë pas kërkesës së vazhdueshme si të komunitetit të shtangës, ashtu dhe KOKSH-it e ndërkombëtarëve, për të zgjedhur drejtues të rinj në këtë Federatë, që prej vitesh lëngon nga dopingu (dy raste këtë vit dhe përjashtim dy vjet nga aktivitete olimpike).

Këtë vit është zgjedhur edhe presidenti i ri i FSHP-së dhe ai është Theodhor Masllavica që ka zënë vendin e Elez Gjozës, por nga kryesia janë larguar edhe disa prej anëtarëve. Ndaj është bërë e domosdoshme që të zgjidhet edhe një kryesi e re, që të sjellë një frymë të re në këtë sport. Sipas drejtuesve të FSHP-së, në garë për kryesinë e re janë 13 kandidatë, por në fund do të zgjidhen vetëm 6 prej tyre.

Kandidatët në garë për kryesinë e FSHP-së janë: Anxhelo Koleka, Asim Belinova, Baftjar Abazaj, Dariel Këmbora, Edlir Memaj, Erjon Kanxheri, Gerti Karina, Gudar Beqiri, Kastriot Rukaj, Klaus Toska, Kreshnik Leka, Marsil Xhemollari dhe Odise Moçka.

Më shumë nga Mix Vendi