Gossip

Zgjimi i dhimbshëm i milanistes Satta: Takova Icardi-n në ashensor dhe kishte në dorë…

Gjatë emisionit sportiv të Italia 1, “Tiki-Taka”, Melissa Satta, bashkëshortja e Kevin Prince Boateng, ka zbuluar një anekdotë në lidhje me zgjimin e dhimbshëm që ka patur pas zhgënjimit në derbi të shkaktuar nga Mauro Icardi, autori i tre golave. Satta ka rrëfyer se banon në të njëjtin pallat me kapitenin ziakltër, me të cilin është takuar mëngjesin pas derbit:

“Këtë mëngjes (të hënën) po shoqëroja djalin tim në shkollë dhe jam takuar në ashensor me Icardi-n, i cili kishte në dorë topin e tregolëshit. Një mëngjes shumë i bukur për një milaniste si unë”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Gossip