Kategoria Superiore

Zguro lë Luftëtarin, në pritje  zyrtarizmi i ekipit të ri

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, mbrojtësi i Luftëtarit, Vangjel Zguro, është larguar nga ekipi. Lajmin e ndërprerjes së kontratës me ekipin gjirokastrit e ka bërë të ditur vetë lojtari me anë të një statusi të publikuar në adresën e tij në facebook. “Dua të njoftoj që nga ky moment nuk jam më lojtar i Luftëtarit. Respekte pafund për këtë ekip dhe për tifozët. Respekte për trajnerin Hasan Lika, shefin e klubit Antonio Nora dhe për djalin e presidentint Llambro Tavo. Zguro aty ku ha bukë nuk hedh poshtë kshu që kam vetëm respekte dhe uroj suksese për Luftëtarin”-shkruan mbrojtësi.

Pas këtij lajmi TeleSport e kontaktoi lojtarin për ta pyetur nëse ka gjetur ekipin e ri, por ai u shpreh shkurtimisht se për momentin nuk ka asgjë konkrete. Partizani është një ndër ekipet që ka shfaqur interes për lojtarin dhe ndoshta do të jetë dhe destinacioni i radhës për Vangjel Zguron. Gjithësesi në ditët në vijim pritet të mësohet dhe skuadra e re për lojtarin pogradecar. Zguro luajti për një sezon me ekipin e Luftëtarit përgjatë gjithë vitit 2017. Më herët ai ka luajtur për Korabin dhe Pogradecin, ekipin e vendlindjes së tij.

Më shumë nga Kategoria Superiore