Connect with us

Miks Bota

Zhgënjejnë Shiffrin e Gut, në Flachau triumfon Hansdotter

Skiatorja suedeze Frida Hansdotter fitoi garën e sllallomit për femra, zhvilluar në pistën austriake të Flachau, garë e vlefshme për Kupën e Botës në ski. Një rezultat surprizë i kësaj skiatore, që arriti të përfitojë nga gabimet e dy pretendenteve kryesore, për titull amerikanes Mikaela Shiffrin (e treta) dhe zviceranes lara Gut (doli jashtë pistë në zbritjen e parë). Hansdotter i dominoi të dyja zbritjet, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’51”40 dhe la pas norvegjezin Nina Loeseth (e dyta), ndërsa e treta u rendit Shiffrin, që pavarësisht këtij pozicioni mori pikë të rëndësishme për renditjen e përgjithshme të Kupës së botës. Skiatorja amerikane kryeson renditjen me 1008 pikë, shkëputur ndjeshëm nga Lara Gut (643 pikë), duke prekur me një dorë titullin kampion për këtë sezon.

Më shumë nga Miks Bota