RUSI 2018

Zhgënjim total me Egjiptin në Botëror, shiheni ku përfundon Hector Cuper

Hector Cuper është trajneri i ri i ekipit kombëtar të Uzbekistanit. Ish-trajneri i Interit, i cili udhëhoqi pa lavdi Egjiptin në Botërorin e fundit të Rusisë, do të prezantohet më 6 gusht në detyrën e re. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Uzbekistanin. Kjo gjë u njoftua nga Federata Uzbekistanase e Futbollit.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Hector Cuper dhe shpresojmë që ky trajner do të na ndihmojë të realizojmë një ëndërr afatgjatë të miliona bashkatdhetarëve tanë,  – tha zv.presidenti Umid Ahmadjonov. – Ne donim një trajner ekspert, që mund të sillte frymën e futbollit europian në Uzbekistan dhe t’i vërë lojtarët tanë në punë, që të mund të konkurrojnë për kualifikim në Kupën e Botës pas katër vitesh. Ne besojmë se Cuper i plotëson këto kërkesa”.

Më shumë nga RUSI 2018