• Zhvillohet Kombëtari i xhudos, ja kampionët e 2017-ës

    Publikuar: 13 Mar 4:26

    Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar Individual i Xhudos për të rritur dhe kadetë, aktivitet që mblodhi sportistët më të mirë. Kampionati i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Xhudos dhuroi mjaft përballje interesante, si në kategorinë kadetë ashtu dhe të rritur. Sipas një informacioni që FSHJ-ja bëri publike për mediat, rivaliteti dhe konkurrenca më e madhe ishte në peshat 60, 66 dhe 73kg për kategorinë senior, ndërkohë që sfidat e zhvilluan në bazë të rregullave të reja të gjykimit. Së shpejti, Federatat pritet të përcaktojë edhe sportistët që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare.

    Kampionët sipas peshave – Kategoria Kadetë (djem)

    50kg, Xhoan Byberi – Studenti

    55kg, Damian Cuni – Vllaznia

    60kg, Mustafa Rosa – Studenti

    66kg, Elton Dunisha – Teuta

    73kg, Adi Paja – Elbasani

    81kg, Luka Brici – Tirana

    90kg, Andrea Musta – Elbasan

    Kampionët sipas peshave – Kategoria Kadetë (meshkuj)

    60kg, Roland Vasija – Vllaznia

    66kg, Indrit Çullhaj – Tirana

    73kg, Jon Vrenozi – Studenti

    81kg, Arnest Selmani – Studenti

    90kg, Ylli Ujka – Studenti

    100kg, Luigj Shuku – Vllaznia

    +100kg, Erson Ramaj – Studenti

    Kampionët sipas peshave – Kategoria Kadetë (femra)

    57kg, Amanda Lika – Studenti

    63kg, Arta Merturi – Ghandi Judo

    70kg, Matilda Bardhi – Vllaznia

     


    Lexo postimet e tjera