Futboll

Zhvlerëson trofetë e Guardiola-s, Seederof elozhe për Simeone

Ish-futbollisti legjendar i Real Madrid, Clarence Seedorf u pyet në lidhje me Guardiolan dhe Simeonen, dy trajnerë shumë të suksesshëm të dekadës së fundit. Titujt flasin në favor të ekipit katalanas, por Seedorf është i qartë kur thotë se Simeone ka më shumë meritë për atë që ka arritur me skuadrën e Atletico Madrid. Duke mos dashur të zhveshë Guardiolan nga meritat, Seedorf thekson se trajneri spanjoll ka patur futbollistë yje botërorë në dispozicionin e tij, diçka që e bën punën më të lehtë. “Guardiola është shndërruar në pikë referimi, ka krijuar një epokë… por nëse nuk ke në dispozicion ata futbollistë… Të nevojitet një kontigjent shumë i mirë për të bërë gjëra të caktuara”, deklaroi Seedorf.

Rezultate imazhesh për guardiola simeone

Nga ana tjetër, Simeone ka menaxhuar si duhet ekipin e tij, në mënyrë të qëndrueshme dhe të ekuilibruar gjatë gjithë këtyre viteve, diçka qe e bën atë madhështor. “Ajo që po bën Simeone me Atletico Madrid është diçka krejt ndryshe. Ata kanë arritur deri në finalen e Champions League dy herë në këto vitet e fundit. Ata kanë një mënyrë të luajturit futboll krejt ndryshe nga Guardiola. Njëri mund të jetë më i pëlqyer se tjetri, por është një mënyrë për të shprehur kualitetet e futbollistëve”, deklaroi Seedorf. Holandezi është i qartë, se ajo që ka arritur Simeone është sipas mendimit të tij, shumë më mbresëlënëse nga titujt e Guardiola.

Më shumë nga Futboll