La Liga

Zidane: Ai gjest i Ronaldo-s ishte i jashtëzakonshëm

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm gjestin e Cristiano Ronaldo-s, i cili vendosi t’ia lërë Karim Benzema-së penalltinë. Portugezi kishte shënuar dy gola dhe mund të kishte realizuar të tretin kundër Alaves, por ka vendosur të lërë shokun e tij të skuadrës të godasë penalltinë e fituar nga Gareth Bale.

Francezi shënoi dhe Real Madrid e fitoi sfidën me rezultatin 4-0 dhe “BBC” është kthyer të shënojë në të njëjtën ndeshje pas pothuajse dy vitesh. “Kjo është një skuadër dhe gjesti i Ronaldo-s kundrejt Karim ka qenë një gjë e bukur”, ka thënë Zidane. “Jam i kënaqur. Kemi shënuar katër gola dhe nuk kemi pësuar asnjë”.

“Atmosfera brenda skuadrës është shumë e rëndësishme për mua. Kemi kaluar disa momente të vështira, por ky është grupi më mirë në botë. Gjesti i Ronaldo-s ishte i jashtëzakonshëm. Karim bëri një ndeshje të madhe dhe e meritonte golin. Duam që të gjithë lojtarët tanë të jenë në 100% të formës. BBC dhe Lucas Vazquez kanë luajtur shumë mirë”, ka përfunduar Zidane.

Më shumë nga La Liga