Connect with us

Champions League

Zidane: Bayern Munich-Real Madrid, një festë për futbollin

Zinedine Zidane ka folur në një konferencë për shtyp për ndeshjen e radhës në La Liga, ndaj Athletic, në “San Mames”

Zinedine Zidane ka folur në një konferencë për shtyp për ndeshjen e radhës në La Liga, ndaj Athletic, në “San Mames”, por edhe shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, që e ka vënë francezin përballë Carlo Ancelottit. “Athletic nuk ka humbur një ndeshje që kundër Barcelonës. E di se do të jetë një lojë e vështirë, aq më tepër në një fushë të nxehtë. Ajo që ne do të bëjmë është një lojë e mirë dhe të ruajmë ritmin që kemi,” – ka thënë në fillim “Zizou” mbi transfertën e radhës në Spanjë. Pastaj, francezi i është përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi sfidën çerekfinale të Ligës së Kampioneve, kundër Bayern Munich dhe Carlo Ancelotti:

“Nga ajo që kam mësuar në Madrid, ne duhet të fitojmë çdo gjë. Më vjen keq, por do të them të njëjtën gjë. Na duhet entuziasëm i njejtë për Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n. Na presin edhe pesë lojra për të arritur në finale e Champions-it dhe dymbëdhjetë ndeshje për fituar kampionatin spanjoll. Bayern Munich? Kundërshtar shumë i vështirë, por tani nuk ka ndeshje të lehta në Champions. Ende nuk kam folur me Karlon pas shortit. Edhe ata kanë frikë nga ne. Bavarezët kanë një ekip cilësor, që është duke luajtur shumë mirë. Do të jetë shumë e bukur për të dyja klubet dhe tifozët e futbollit një përplasje e tillë. Mësuesi ndaj nxënësit? Kjo është e vërtetë, do të kem emocione, por shanset e të dyve janë 50-50.”

Më shumë nga Champions League