La Liga

Zidane e lë në stol, Milan kërkon lojtarin me vlerë 500 mln euro

Milan-i kërkon Dani Ceballos, talenti i ri spanjoll, i transferuar këtë verë te Real Madrid. Lojtari nuk o gjen shumë hapësira te skuadra e Zidane. Nuk ka asgjë për t’u çuditur, por 111 minutat e grumbulluara deri tani në gjashtë ndeshje nuk mund ta bëjnë të ndihet mirë 21-vjeçarin.

Kështu, sipas “Sport.es”, kuqezinjtë janë gati të hidhen në sulm për futbollistin, gjithmonë nëse do të krijoheshin kushtet e duhura. Gjithsesi, Real Madrid duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Ceballos. Drejtuesit madrilenë e konsiderojnë si të ardhmen e ekipit dhe kjo tregohet nga klauzola 500 milionë euro në kontratën e tij.

Më shumë nga La Liga