Kampionatet në Europë

Zidane: A e patë që Benzema nuk është i mbivlerësuar?!

Zinedine Zidane tha se Karim Benzema tregoi cilësinë e tij kundër Eibar, por pranoi se kritikët kurrë nuk do ta ndalojnë duke argumentuar për sulmuesin e Real Madridit. Benzema bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren 3-0 ndaj Eibar, në “Santiago Bernabeu”, të dielën. Ndërkombëtari francez, i cili ka shënuar vetëm një herë në La Liga këtë sezon, erdhi nga stoli dhe siguroi një ndihmë të jashtëzakonshme për golin e Marcelos dhe të tretin e Real Madridit në minutën e 82-të. Dhe trajneri Zidane pati lavdërime për Benzema, pasi 29-vjeçari u kritikua pas humbjes kundër Tottenhamit, në Ligën e Kampionëve, gjatë javës së kaluar. “Jam i lumtur, sepse në fund të ditës kjo është ajo që ne dëshirojmë: lojtarët që dinë të luajnë dhe të shënojnë, – tha Zidane. –

Ai nuk ka shënuar, por e ka filluar lëvizjen në vijën e metrosë. Ishte një lëvizje e këndshme për këdo që i pëlqen futbolli. Kurrë nuk do të ndaloj duke argumentuar për të, sepse Karim është lojtar shumë i mirë. Për mua ai nuk është i mbivlerësuar, gjithkush mund ta thotë këtë. Mua më pëlqen ta shoh Benzema në fushë, nuk pajtohem me ata që mendojnë se ai është i mbivlerësuar. Karim është një lojtar i rëndësishëm në këtë skuadër. Ju gjithmonë doni të flisni për gjëra negative, por ka kaq shumë gjëra pozitive… Unë dua të flas për atë që skuadra po bën mirë. Ju vetëm duhet të shikoni gjysmën e orës që ai luajti dhe si u paraqit”. Benzema zëvendësoi Marco Asensio vetëm pas një ore ndeshje në kryeqytetin spanjoll, pasi mesfushori i ri u përplas kundër Eibar. Asensio nuk kishte shënuar që nga gushti, por spanjolli e dyfishoi kryesimin e Real Madridit.

Më shumë nga Kampionatet në Europë