Connect with us

Futboll

Zidane frymëzohet nga Juventusi i Conte-s

Deri tani Real Madrid ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe të tjera “hite” pritet të ndodhin në vitin e ri 2017, por trajneri Zinedine Zidane sheh Juventusin si frymëzimin e tij drejt arritjes së një tjetër rekordi. Francezi kaloi disa nga çastet më të bukura në karrierë si futbollist në Torino, aty ku Antonio Conte, sot trajner te Chelsea, vendosi rekordin e 43 ndeshjeve pa humbje në vitin 2012. Kështu, pas 39 ndeshjesh radhazi pa humbje, Zidane synon të arrijë shifrën e bardhezinjve.

Roli i tij në fushë dikur ishte ai i mesfushorit, por Zidane mendon si mbrojtës, pasi skuadra e tij vështirë se pëson gola. Kjo nuk do të thotë se ai është një trajner me prirje mbrojtëse, por “Los Blancos” me 44-vjeçarin në stol kanë gjetur ekuilibrin. Rekordi i La Ligës deri në fundjavë ishte ai i vendosur nga Barcelona me 39 ndeshje radhazi pa humbje, por “Galaktikët” do të bëhen rekordmenët e rinj në Spanjë, nëse më 15 janar fitojnë ose barazojnë me Sevilla-n në transfertë.

 

[interaction id=”5873ae7b122b4b812e14313f”]

 

Më shumë nga Futboll