Bundesliga

Zidane hedh sytë nga Bayern, i nevojitet një “Marcelo 2,0”

Zidane hedh sytë nga Bayern, i nevojitet një “Marcelo 2,0”

Gazeta spanjolle “Sport” shkruan se David Alaba shumë shpejt do të ketë mundësinë e madhe në karrierë, atë të transferimit te Real Madridi.

Trajneri Zinedine Zidane është shumë i interesuar për mbrojtësin e Bayern-it, i cili në fundjavë u duk si i ringjallur me rikthimin e trajnerit Jupp Heynckes. Austriaku është lidhur disa herë me një kalim të mundshëm te “Galaktikët”, ashtu si edhe te Barcelona, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur, me klubin bavarez gjithnjë të interesuar për mbajtjen e tij.

Zidane, megjithatë, po e ndjek me vëmendje Alabën, sidomos sepse së fundmi ka pasur probleme në krahun e majtë të mbrojtjes. Marcelo dhe Theo Hernandez aktualisht janë të dëmtuar. I pari është yll i skuadrës, por është në fundin e karrierës, ndërsa lojtari i afruar nga Atletico Madrid deri tani nuk ka bindur se mund të jetë pasuesi i brazilianit.

Çfarë zgjedhjeje do të bëjë Alaba? Bayern e rriti dhe i dha krahë drejt një karriere të suksesshme, por në futboll ngjyra që zakonisht i tërbon lojtarët është e bardha…

Më shumë nga Bundesliga