Futboll

Zidane ka një zëvendësues për Carvajal te Real Madrid, do t’i kushtojë €40 mln

Zinedine Zidane ka një dëshirë të fundit për të përforcuar skuadrën e Real Madrid. Një objektiv që do t’i kushtojë 40 milionë euro presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez. Trajneri francez është shumë i interesuar në përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes së Real Madrid dhe mendon se ka gjetur tashmë kandidatin ideal për këtë pozicion, Álvaro Odriozola. Nga pikëpamja e trajnerit të “Los Blancos” profili i futbollistit është thjeshtë perfekt. Problemi shëndetsor që po vuan Dani Carvajal ka theksuar një realitet aspak të këndshëm te madrilenët, canterano ishte i vetmi mbrojtës i djathtë që shërbente si garanci te skuadra e Real Madrid. Transferimi i Danilo te Manchester City e la Dani Carvajal si opsionin e vetëm, diçka që Zidane dëshiron ta riparojë menjëherë gjatë merkatos së janarit.

Rezultate imazhesh për Álvaro Odriozola real madrid

Gjithsesi, Real Sociedad nuk ka asnjë qëllim që t’i lehtësojë gjërat për ekipin e Madridit. Kushti është vënë tashmë: cilido që preferon të marrë futbollistin duhet të paguajë 40 milionë euro që është klauzola e tij e largimit. I njëjti skenar sikurse verën e kaluar, kur Barcelona ishte e interesuar të blinte Íñigo Martínez me qëllim që të përforconte qendrën e mbrojtjes blaugrana. Çuditërisht, “Don Ballon” raporton se edhe Barcelona është mes klubeve të interesuara për të blerë Odriozola, pavarësisht faktit që portugezi Nelson Semedo, është stabilizuar si mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, përtej startit dyshues.

Rezultate imazhesh për Álvaro Odriozola real madrid

Më shumë nga Futboll