Kampionatet në Europë

Zidane kujton Juven: I detyrohem shumë, por s’ishte në nivelet e Realit

Trajneri francez i Real Madridit, i intervistuar nga “La Repubblica”, dëshmon se nuk e harron të kaluarën e vet italiane:

 

Trajneri francez i Real Madridit, i intervistuar nga “La Repubblica”, dëshmon se nuk e harron të kaluarën e vet italiane: “I detyrohem shumë Juventusit. Kam arrityr aty 24 vjeç, nga Bordo, dhe për mua ky ishte një hap përpara. Nuk ishte një nivel si klubi i Real Madridit, i cili është më i madh nga të gjitha drejtimet, por kam mësuar shumë, jam rritur si futbollist dhe si njeri.”

Gjithashtu, Zinedine Zidane kujton se fillimi në Torino nuk ishte i lehtë: “Herën e parë kam luajtur keq, nuk isha sa duhet i angazhuar. Të gjithë më thanë se isha një blerje e keqe. Vetëm Marcello Lippi besoi te mua. Në fund ai kishte të drejtë. Kemi fituar disa kampionate dhe kam luajtur një finale të Ligës së Kampionëve, duke e humbur atë”.

Zidane më pas kujton ditën e tij të parë në “Bernabeu”: “Unë kurrë nuk kisha luajtur atje, u prezantova në publik, kam përjetuar një eksperiencë të paharrueshme, si njeri dhe si lojtar. I thashë vetes: Jam këtu nga Perëndia dhe do të bëj gjëra të mrekullueshme.” Së fundi, kur u pyet nëse ekziston një Zidane i ri, francezi përgjigjet në mënyrë të sigurtë: “Sigurisht, nuk më pëlqejnë krahasimet, por një Zidane tjetër nuk ekziston. Unë kam qenë unik”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë