Connect with us

Futboll

Zidane: Mbappé fantastik, për pak firmosi me ne

Kylian Mbappé është fenomeni i radhës në futbollin evropian. Sulmuesi 18-vjeçar këtë sezon i ka mahnitur të gjithë me performancat e tij te Monaco dhe me golat që shënoi së fundmi kundër Manchester City-t në Champions League ka fituar vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha në kontinent. Sot, duke komentuar shortin me Bayern-in në kompeticionin evropian, trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, dha një deklaratë surprizë.

Francezi u rrëfeu gazetarëve se në të kaluarën ka qenë shumë pranë lojtarit dhe sot ky i fundit do të ishte duke luajtur në Madrid. “Më besoni që Kylian për pak sa nuk firmosi me ne, por në fund shkoi te Monaco. E dimë se është shumë i mirë. Me atë moshë të re që ka, ai po bën diçka fantastike, – u shpreh Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Athletic Bilbao-s. Për djaloshin thuhet se kanë interes Manchester City, Chelsea dhe Barcelona.

 

Më shumë nga Futboll