• Zidane mbresëlënës, dy finale Champions-i në 17 muaj

    Publikuar: 12 May 11:05

    Më 3 janar 2015, Real Madridi vendosi të pushojë nga puna Benitez, që mbante drejtimin e stolit të bardhë. 17 muaj më vonë (3 qershor 2017), Zidane, zëvendësuesi i tij, do të luajë finale e dytë radhazi të Champions-it. Një arritje spektakolare e trajnerit francez, i cili mund të konsiderohet “debutues” në këtë rol. Mjaft trajnerë të tjerë të Real Madridit nuk kishin arritur dy finale të Kupës së Europës rresht. I fundit, që e kishte bërë këtë me “Los Blancos”, si trajner, ishte Luis ‘Yiyo’ Carniglia, i cili fitoi për herë të tretë dhe të katërt Kupën Evropiane (sot Champions). Para argjentinasit, Villalonga kishte fituar dy Kupat Evropiane të para për të bardhët.

    Sfida e Zidanes është që të shkojë më tej, të fitojë edhe finale, dhe të sigurojë në mënyrë të dyfishtë e radhazi fitimin e Champions-it. Kjo do të ishte diçka e veçantë, që s’e ka bërë askush më herët me formatin e ri ekzistues të kompeticionit në fjalë. Topi është në çatinë e francezit, i cili ka pasur fatin ta shijojë Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner. Si pjesë e Juventusit, në rolin e lojtarit, ka humbur dy finale të Ligës së Kampionëve: kundër Borussia Dortmund (1997) dhe Real Madrid (1998). Në vitin 2002, por me fanellën e Real Madridit, Zidane e prishi fatin e keq, me një gol në Glasgow. Bilanci i tij si trajner në në të gjitha ndeshjet e Champions-it është shkatërrues: 13 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje (VfL Wolfsburg dhe Atletico).


    Lexo postimet e tjera