La Liga

Zidane: Neymar dhe Ronaldo në një ekip? Të mirët shkojnë gjithmonë…

Zinedine Zidane u shfaq të premten në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Celta, në “Santiago Bernabeu”, por në mënyrë të pashmangshme u pyet edhe për finalen e Champions-it në Kiev dhe zërat për nënshkrimin e mundshëm të Neymar.

I veçantë për stilin e tij, trajneri francez nuk u zhyt shumë në lidhje me mundësinë që braziliani të mbërrijë te Real Madridi, por dërgoi një mesazh se nuk do të kishte asnjë problem që Neymar dhe Cristiano Ronaldo të luanin në të njëjtin ekip:

“Të mirët janë gjithmonë të pajtueshëm. Më kujtohet kur isha duke luajtur dhe thanë se nuk isha në përputhje me Djorkaeff. Dhe mendova: çfarë është kjo marrëzi? Të mirët, kur janë bashkë në fushë, kanë kimi me njëri-tjetrin”, – ka thënë Zidane.

Ditët e fundit janë intensifikuar zërat në lidhje me ardhjen e Neymar te Real Madridi, por Zidane tha se nuk kishte informacione për ndonjë negocim: “Nuk e di. Nuk e besoj, sepse ajo që na intereson është ajo që po bëjmë tani. Ne duhet ta përfundojmë sezonin mirë dhe për pjesën tjetër do të flitet më vonë”.

Optimizëm shpërndan Zidane edhe në fuksion të finales së Ligës së Kampionëve: “Ne po përballemi me finalen e tretë radhazi, të katërtën në 5 vite dhe jemi të përqendruar vetëm në këtë gjë. Ne kemi edhe dy ndeshje për ta përgatitur atë finale dhe ne do të përpiqemi të bëjmë mirë.

Sezoni ka shkuar ashtu siç ka shkuar. Ne e filluam atë në mënyrë fenomenale, duke fituar tre tituj, pastaj shkoi pak më keq në Kupën e Mbretit dhe në La Liga, por jemi në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë mendoj pozitivisht. Do të bëjmë gjithçka të mundshme për të fituar.

Shumë njerëz flasin për problemin e Real Madridit, që është mbrojtja, por nuk pajtohem. Liverpool është i fortë. Ne e dimë se do të luajmë kundër një ekipi shumë të mirë kundërsulmues, por do të përgatitemi për këtë”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga