Champions League

Zidane: Nuk dua të pëplasem me “dhelprat” në çerekfinale

Zinedine Zidane nuk dëshiron “dhelprat” në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, edhe pse Leicester City është paraqitur

 

Zinedine Zidane nuk dëshiron “dhelprat” në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, edhe pse Leicester City është paraqitur, krah Monakos, si “Hirushja” e shortit të nesërm në Nyon. Pas eliminimit, që i bëri Sevilla-s së drejtuar nga Sampaoli, Leicester City është ekipi i vetëm nga Premier League, që i ka mbijetuar deri më tani kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Nga kjo lartësi nuk na shohin dot më as Manchester City i Pep Guardiolës dhe as Arsenali i Arsene Wenger. “Shumë mendonin se nuk do të qëndronte gjatë në krye të Premier League sezonin e shkuar, por e fitoi titullin. Shumë mendonin se nuk do t’ia dilte dot kundër Sevillas, në ndeshjen e dytë, por e bëri. Kësisoji, askush nuk preferon të ndeshet me këtë kundërshtar, sepse në futboll çdo gjë mund të ndodhë”, – thotë trajneri i Real Madridit për “Sky Sport”.

Zidane thekson zemrën dhe pasionin që ka dëshmuar Leicester, sidomos me Claudio Ranierin në krye, kur fitoi titullin në Angli, por edhe tani, me Craig Shakespeare në “timon”: “Ne kemi parë se kjo skuadër ka lojtarë shumë të talentuar, por më e rëndësishmja, që luajnë me pasion dhe me zemër. Në një short me tetë skuadra, gjithmonë do të ketë dy ndeshje të vështira. Nuk ka më skuadra të dobëta në Champions, i tillë është ky moment i sezonit. Të gjithë besojnë dhe ëndërrojnë, pavarësisht se do të fitojë vetëm njëri”.

Më shumë nga Champions League