Futboll

Zidane: Nuk ka krizë, Real lufton në të trija frontet

Ajo që duhet të bëjmë është të mos dëgjojmë ato që thonë të tjerët në media. Gjithçka që thuhet aktualisht rreth Real Madrid është negative, por gjërta nuk janë ashtu. Unë nuk i shoh në atë mënyrë. Ne duhet të tregojmë anët pozitive. Jemi ende në luftë në të trija frontet dhe duhet të ecim përpara në këtë rrugë”, u shpreh sot Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, që kërkon të karikojë skuadrën në prag të ndeshjes me Villareal në kampionat dhe të hedhë poshtë aludimet se ekipi “merengues” është në krizë.

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid

Jam lodhur duke dëgjuar të njëjtat gjëra, që po na ecën keq. Është e gabuar kur thuhen këto gjëra, por nuk e kuptoj se kur flitet keq për Real ka më shumë bujë”, shpreht me tej trajneri francez, që mendon se mund të triumfojë sërish kudo edhe pse në La Liga është 16 pikë pas Barcelonës kryesuese. Ndërkohë që, edhe në Kupën e Mbretit, skuadra madrilene arriti një barazim zhgënjyes ndaj Numancia. “Nuk na mungon cilësia e lojës, por vijueshmëria e saj. Të fitosh dy ndeshje radhazi është e rëndësishme, por kohët e fundit kjo gjë po na ndhodh rrallë”, tha Zidane.

Më shumë nga Futboll