Kampionatet në Europë

Zidane: S’donte të hynte topi në rrjetë, kemi pasur 26-27 raste

Zinedine Zidane pranoi se ata kanë probleme në “Santiago Bernabeu”, veçanërisht me golin. Trajneri francez, pavarësisht nga gjithçka, kërkon të ruajë qetësinë, sepse sezoni është shumë i gjatë. “Ne nuk kemi bërë një lojë të mirë, por as një ndeshje të keqendaj Real Betis. Patëm shanset tona, por ditën e sotme topi nuk dëshironte të hynte në rrjetë. Kjo po na ndodh sidomos këtu, në fushën tonë. A është vetëm ky problemi ynë, mungesa e golit? Po, në mënyrë të qartë, për mua, po. Natyrisht, duhet të ruajmë qetësinë, janë vetëm tri ndeshje. Nisja e kampionatit këtu në shtëpi nuk është e drejtë, nuk menduam se do të ishte kështu, por nuk mund ta ndryshojmë këtë. Le të bëjmë më të mirën për të fituar në ndeshjen e ardhshme.

Rikthimi i Ronaldos, por pa gol? Ne jemi të lumtur që e kemi Cristianon dhe tashmë do të jetë me ekipin. Mesazhi i Perez në dhomat e zhveshjes? Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ne. Le të vazhdojmë, kampionati është shumë i gjatë. Fjala e presidentit i inkurajoi lojtarët, të cilët kanë nevojë për të. E përsëris, topi nuk donte të hynte në rrjetë. Kishim 26, 27 raste dhe topi nuk dëshironte të hyjë në portën e kundërshtarit. Nuk ishte një lojë e mirë, por nuk mund ta quaj as ndeshje të keqe. Unë nuk pendohem për asgjë, gjithmonë dua ta fitoj ndeshjen. Mund të bësh ndryshime, por ideja është e njëjtë, Real Madridi futet në çdo ndeshje për të fituar”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë