Champions League

Zidane: Tottenham? Kthimi në Londër do të jetë si një finale

Zinedine Zidane kaloi nga salla e shtypit në “Bernabeu” i mërzitur me barazimin, por duke menduar për ndeshjen e “Wembley”: “Si gjithmonë, ne nuk mund të jemi të lumtur, sepse në shtëpi gjithmonë duam të fitojmë. Ne kemi pasur shanse, por duhet të pranojmë se Tottenham ka një portier mjaft të mirë. Unë nuk jam i shqetësuar, më shumë i bezdisur, sidomos për lojtarët, sepse luftojnë në fushë. E vetmja gjë është që ne të vazhdojmë përpara. Eshtë edhe një ndeshje atje (kthimi në Londër) dhe do të përpiqemi të marrim tri pikët. Në Londër do të jetë si një finale. Atje është fusha e Tottenhamit, që nga ana e tij do të përpiqet për ta fituar ndeshjen.

Ne duhet të insistojmë se nuk jemi duke bërë keq kohët e fundit. Përkundrazi, jemi duke bërë mirë, jemi lider në Ligën e Kampionëve, por mund të bëjmë më mirë, natyrisht. Rastet e Benzema? Nuk jam i shqetësuar. Natyrisht, do të pëlqente të kishte shënuar një gol, por përballë kishte një portier si Lloris. Benzema e shoh si gjithmonë, çdo ditë e më mirë. Shënoi në Getafe dhe mund ta bënte këtë edhe sonte. Është një turp që nuk kemi përfituar nga shanset tona dhe kthimi në “Wembley” do të jetë fantastik”.

Më shumë nga Champions League