Connect with us

Futboll

Zidane: Vendi i parë akoma nuk do të thotë asgjë

Zinedine Zidane ka paralajmëruar Real Madrid se gara për të fituar titullin e La Liga-s nuk ka përfunduar, megjithëse ekipi i tij ka pesë pikë avantazh nga vendi i dytë. Madrid arriti një fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbao me rezultatin 2:1 të shtunën me golat e Benzema dhe Casemiro

Zinedine Zidane ka paralajmëruar Real Madrid se gara për të fituar titullin e La Liga-s nuk ka përfunduar, megjithëse ekipi i tij ka pesë pikë avantazh nga vendi i dytë. Madrid arriti një fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbao me rezultatin 2:1 të shtunën me golat e Benzema dhe Casemiro. “Fituam në një fushë të vështirë. Vuajtëm jashtë mase por luajtëm me personalitet në të njëjtën kohë. Ne e dimë që Athletic nuk do të dorëzohej deri në fund dhe do të na hapnin probleme. Ishte e rëndësishme të fitonim. Por kanë mbetur edhe 11 ndeshje, jemi në kryer, por kjo nuk do të thotë asgjë. E dimë që kanë mbetur edhe shumë ndeshje të vështira.”

Zidane zëvendësoi Benzema dhe Ronaldo – që kishin meritë në dy golat – në pjesën e dytë dhe përdori skemën 4-2-2 për të ndalur sulmet e Athletic. “Karim luajti një ndeshje të madhe. Zëvendësimi i Ronaldo-s nuk do të thotë asgjë. Ai ishte i lumtur me fitoren. Na duhet më tepër balancë, dhe të mbrojmë më të bashkuar. Cristiano, Bale dhe Benzema dhanë shumë, prandaj i zëvendësova me Isco dhe Morata.” Megjithëse Navas është kritikuar së tepërmi, Zidane ka akoma besim te portieri i tij. “Debati për mua ka përfunduar. Mund të bëhen gabime, po ai bëri disa pritje vendimtare dhe falë atij dhe të tjerëve ne fituam.”

Më shumë nga Futboll