Seria A

“Zielinski është më i mirë se De Bruyne”

Mesfushori i Napolit Potr Zielinski ka më shumë kualitet se Kevin De Bruyne, kështu të paktën mendon presidenti i Federatës Polake të Futbollit Zibi Boniek.

23-vjeçari është përgëzuar edhe nga trajneri i Napolit Maurizio Sarri këtë javë, i cili ka thënë se ai mund të bëhet po aq i mirë se ylli i City-t De Bruyne.

“Në terma kualiteti, mendoj se Zielinski është superior ndaj De Bruyne,” shprehet për Corriere dello Sport ish-lojtari Boniek.

“Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, kjo duket qartë, por kanë të njëjtin impakt në skuadër. Jam akoma duke pritur që ai të lulëzojë plotësisht, pasi ai ka akoma shumë për të treguar.

“Mendoj se Zielinski mund të bëhet një yll në botën e futbollit.”

Liverpool dhe Manchester City kanë treguar interes për Zielinski-n, por çmimi i tij thuhet të jetë rreth 65 milionë euro.

Më shumë nga Seria A