Champions League

Zoff: Barcelona s’mund të bëjë gjë kundër Juventusit

Legjenda e Juventusit, Dino Zoff, ka mbështetur kampionët e Serisë A duke u shprehur se këta të fundit nuk kanë pse të frikësohen nga treshja “MSN” e sulmit të Barcelonës. Shorti i së premtes për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ka vendosur përballë pikërisht bardhezinjtë me katalanasit, si një rikthim i finales së vitit 2015, kur kampionët e Spanjës fituan 3-1 duke mbyllur sezonin me tripletë që në vitin e parë me trajnerin Luis Enrique.

Zoff beson se Lionel Messi me shokë do ta kenë të pamundur të luajnë sërish aq lehtë sa me PSG-në në fazën e tetësheve në “Camp Nou”, kur fituan 6-1. “Kjo nuk mund të ndodhë kurrë me Juventusin. Bardhezinjtë kanë karakter dhe lojtarë të shkëlqyer. Është thjesht e pamundur. Të gjithë lojtarët e Juves janë të rrezikshëm. Forca e vërtetë e tyre është mbrojtja. Messi, Neymar dhe Suarez janë një treshe e cila mund të krijojë shumë probleme, por ne jemi Juventusi dhe dimë se si duhet të mbrojmë”, – është shprehur 75-vjeçari.

 

Më shumë nga Champions League