Kampionatet në Europë

Zola akuzon Moratën: Ka talent, por kurrë nuk ishte i rregullt…

Ish-sulmuesi i Chelsea, Gianfranco Zola, kritikoi rregullsinë e Álvaro Morata dhe tha se ai duhet të rritet më shumë si futbollist, në mënyrë që të zëvendësojë denjësisht Diego Costa. Për të, Antonio Conte do të jetë një ndihmë e madhe që të zhvillohet. Trajneri italian po e çon në drejtimin e duhur, siç shihet, pas fillimit të mirë në Premier League. Ish-sulmuesi italian e di se Morata është “një lojtar shumë i talentuar, me aftësi mahnitëse, por kurrë nuk ka qenë një futbollist i rregullt. As me Juventusin, as me Real Madridin nuk ishte, – tha Zola.

– Askush nuk dyshon në cilësitë e tij, por ai është ende i ri dhe duhet të gjejë rregullsinë kur luan për ekipet si Juventus, Real Madrid apo Chelsea. Conte po e ndihmon shumë dhe duket se ai po shkon në drejtimin e duhur. Për Chelsea, qendra e sulmit është një pozicion jetik dhe, nëse luan mirë Hazard, Pedro, Willian, të gjithë lojtarët rreth tij do të luajnë mirë”, – gjykon Zola. Ky i fundit kishte disa fjalë edhe për Diego Costa: “Askush nuk dyshon në cilësinë dhe vlerën e tij, por diçka duhet të ketë shkuar keq në dhomat e zhveshjes. Kjo është një humbje e madhe për klubin, sepse e dimë se sa i rëndësishëm është një lojtar si Diego. Mirëpo, trajneri kujdeset për 24 lojtarë, jo vetëm për një”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë