Merkato

“Zonja e Vjetër”kryeson garën për talentin 40 mln euro

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Juventus, Bayern Munich dhe Napoli po kryesojnë garën për të nënshkruar me yllin e Genoa-s, Krzysztof Piatek.

23-vjeçari, është një nga sulmuesit më premtues, me nëntë gola të shënuar në tetë ndeshje të luajtura në këtë sezon të Serie. Edhe Chelsea me Barcelona-n janë të interesuara për të marrë shërbimet e lojtarit, i cili iu bashkua Genoa-s për 4 milionë euro verën e kaluar dhe tani kushton 40 milionë euro.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, nuk dëshiron ta shesë yllin e tij në merkaton e janarit, edhe pse një ofertë prej 40 milionë euro-sh mund ta bindë, me kusht që ta mbajë në huazim deri në fund të sezonit.

Raportohet se Juventusi është kandidatja e parë për të nënshkruar me Piatek në merkaton e dimrit, ndërkohë që trajneri i Napoli-t, Carlo Ancelotti, e ka shprehur hapur vlerësimin ndaj tij .

Piatek, i cili pritet të jetë “Lewandowski i ri”, është një nga sulmuesit më të ndjekur në Europë, por pavarësisht interesit të tyre të fortë, Chelsea dhe Barcelona, nuk janë aq pranë sa tre gjigantët e tjerë europianë.

Më shumë nga Merkato