Champions League

“Zorro” Heynckes, heroi dhe rreziku numër një për Real Madrid

Dy dekada më parë, Jupp Heynckes ka qenë në drejtim të Real Madrid dhe synonte t’i jepte fund thatësirës 32-vjeçare të madrilenëve në Champions League, sfida më e madhe për të në atë kohë. “Nuk dua të jem trajner në moshën 60-vjeçare”, ka thënë 53-vjeçari Heynckes jnë atë kohë. Tani, në moshën 73-vjeçare, është akoma aty dhe më i suksesshëm se atëherë.

Gjermani është kthyer në drejtim të Bayern Munich, prej ku dhë dorëheqjen nga futbollit në 2013-ën, pasi fitores së “Triplete”-s. Ai u zëvendësua nga Pep Guardiola, i cili, ashtu si çdo trajner tjetër në historinë e klubit, nuk ka arritur të barazojë suksesin e Heynckes. Jupp është kthyer në nëntorin e 2017-ës pas shkarkimit të Carlo Ancelotti-t. Vendimi i marrë nga Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge është bazuar te miqësia e vjetër mes tyre, me Hoeness që ka udhëtuar drejt Monchegladbach-ut për ta bindur mikun e tij, Heynckes.

Teksa presidenti i Bayern ka qenë në burg për dy vite për evazion fiskal, Heynckes ka bërë rreth 600 kilometra për të vizituar mikun e tij. Dekada më parë ata kanë qenë pjesë e kombëtares së Gjermanisë dhe Heynckes, për shkak të kësaj miqësie, ka pranuar të kthehet në drejtim të Bayern, por vetëm deri në fundin e sezonit. Disa vite më parë ai ka marrë një propozim për të marrë vendin e Ancelotti-t te PSG, me francezët që i kanë ofruar 24 milionë euro në sezon, por Heynckes refuzoi, gjë që nuk mund ta bënte me Bayern.

Në moshën 73-vjeçare, Heynckes vazhdon të jetë në formë të mirë fizike. “Nuk më kanë pëlqyer kurrë trajnerët me 20 kilogramë më tepër”, ka thënë ai. I vetmi problem që kishte kur Bayern i kërkoi të kthehej, ka qenë gjuri i gruas, Iris, që duhet të zëvendësohet, por Jupp nuk hezitoi të largohej të kthehej në Bavari. Shtëpia e tij në Monchengladbach është ngjitur me stadiumin e Borussia-s, klubi ku ai ka shënuar 195 gola në vitet ’70, që e bëjnë atë golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e Bundesliga-s.

Një adhurues i verës së mirë, koha e kaluar në Spanjë i ka pasuruar akoma më shumë njohuritë e tij dhe e ka bërë të shijojë mëngjesin buzë detit. Si Johan Cruyff në Barcelonë, Heynckes ka ndryshuar futbollin në Gjermani. Para se të merrete drejtimin e Bayern për herë të parë në 1987-ën, ai ka qenë trajneri i Borussia Monchegladbach dhe ka qenë dëshmitar i faktit se Real Madrid është një skuadër që nuk mund të jepet kurrë për e vdekur.

Borussia e tij, në fakt, fitoi 5-1 ndeshjen e parë të luajtur kundër Real Madrid në raundin e tretë të ish-Kupës së Kampionëve, por u eliminuar nga kompeticioni në takimin e kthimit, me Real Madrid që fitoi 4-0 në “Santiago Bernabeu”. Në 2013-ën, Heynckes e ka përshkruar atë mbrëmje si “më e keqja e karrierës sime”. Dy dekada para asaj humbje djegëse në Madrid, Heynckes ka qenë në fushë dhe ka luajtur kundër një ekipi që kishte Vicente del Bosque në ekip.

“Heynckes ishte sulmuesi i një Borussia Monchengladbach shumë të mirë, që kishte lojtarë, si: Berti Vogts, Hennind Jansen, Rainer Bonhof, Uli Stielike, Allan Simonsen”, ka thënë trajneri kampion i botës me Spanjës. “Më pas mbaj mend kur mori drejtimin e Real Madrid në 1997-ën, ishte serioz, punonte shumë dhe ishte shumë gjerman. Ka lënë shenjë në historinë e klubi, ka fituar kupën e shtatë në Europë pas një pritje 32-vjeçare. Për mua, ajo është gjëja më e bukur, për rëndësinë që ka patur”.

Tani, “Zorro” i Monchengladbach do të kthehet në “Bernabeu” në një kompeticion ku e ka treguar se është një fitues i vërtetë. E ka fituar në 1998-ën me “Los Blancos” dhe me Bayern Munich në 2013-ën, një vit pasi e ka humbur kundër Chelsea-it pasi Drogba barazoi ndeshjen në minutën e 93-të dhe fitoi trofeun me penallti. “Jupp u largua nga Bayern në 2013-ën pasi fitoi katër tituj në një sezon, tre trofe të rëndësishëm dhe Superkupën e Gjermanisë”, ka thënë Erique Reyes, menaxheri i tij.

“Nuk është e nevojshme të përdoren shumë fjalë për të shpjeguar si është ai, sepse ka fituar gjithçka. Por është akoma më i madh si njeri. Koleksioni i tij i trofeve është shumë i vogël për ta treguar këtë”. Reyes është bashkuar me Heynckes që nga 1997-a dhe shpreson që ta mbarojë këtë udhëtim në Kiev.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League