Formula 1

Zotëria i “kaosit”: Nuk do të ndryshoj mënyrën e pilotimit…

Max Verstappen ka deklaruar se nuk do të ndryshojë mënyrën e pilotimit dhe do të përpiqet të jetë edhe më i shpejtë këtë javë në Azerbajxhan.

Verstappen është kritikuar vazhdimisht për taktikat që ndjek në pistë, ku shpesh herë nxjerr jashtë kundërshtarët dhe përplaset, si ka ndodhur me Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel në dy garat e fundit.

Ka pasur shumë kërkesa që Verstapen të jetë më i qetë, por holandezi i Red Bull as që ka ndërmend ta heq këmbën nga gazi.

“Nuk është një sjellje e duhur që të ngadalësosh dhe të mos japësh maksimumin, për atë që kanë ndodhur në të kaluarën. Unë do të vazhdoj të jem vetvetja dhe nuk do të ndryshoj mënyrën e pilotimit. Patjetër që duhet të mësosh nga gabimet, por kjo nuk do të thotë që mos jesh i shpejtë, faktikisht dua të jem edhe më i shpejtë në Baku,” – tha Verstapen.

Verstappen është përplasur në të tre garat e para të sezonit: “Nuk kam arritur rezultatet që doja, megjithatë ka edhe 18 gara dhe jam i bindur se do të bëj një punë të mirë.”

Më shumë nga Formula 1