• Zubizarreta: Nëse Morata kushton 30 mln euro, e blej unë

    Publikuar: 14 May 4:12

    Teksa ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e kampionatit francez, te Marseille kanë nisur planet e merkatos së verës, përgjegjës i së cilës do të jetë Andoni Zubizarreta. Skuadra është ende në lojë për t’u kualifikuar në Evropë, kështu që ish-portieri legjendar spanjoll është gati për të transferuar edhe yje nga Spanja, Italia apo Anglia. Për shembull, nëse Real Madrid do të pranojë 30 milionë euro për sulmuesin Alvaro Morata, shitjen e tij quajeni të kryer!

    Prioriteti im është të bëj një skuadër të fortë, por nuk pretendoj të gjej një lojtar i cili shet fanella. Sigurisht, nëse nesër marr vesh se Morata është në shitje për 30 milionë euro, do të shkoj për ta blerë. Por nuk mendoj se kjo do të ndodhë”, – ka thënë Zubizarreta së fundmi në “Journal du Dimanche”. Sulmuesi i kombëtares spanjolle është zhgënjyer me sezonin e tij të parë në Madrid pas rikthimit nga Juventus, sepse ka luajtur shumë pak. Ndoshta do të kemi surpriza.

    [interaction id=”59186836e930ff213002acb0″]


    Lexo postimet e tjera