Bundesliga

“Zverdhet” Bundesliga, Borussia Dortmund merr kryesimin

Borussia Dortmund ka fituar mbrëmjen e të premtes me rezultatin 3-1 ndaj Enitracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit gjerman. Një fitore që i dhuron verdhezinjve kreun e klasifikimit në Bundesliga, të paktën provizorisht, pasi numërojnë 7 pikë në tre ndeshje, një pikë më shumë se rivalët, Bayern Munich, Wolfsburg dhe Hertha Berlin, por me këto të fundit që kanë luajtur vetëm dy ndeshje.

Borussia Dortmund ka kaluar në avantazh që në pjesën e parë, kur në të 36’ Diallo ka dërguar topin në rrjetën e Eintracht Frankfurt. Në të 68’ miqtë kanë barazuar provizorisht rezultatin, me gol të shënuar nga Haller. I menjëhershëm ishte reagimi i Dormtund që vetëm katër minuta më pas është rikthyer në epërsi me golin e shënuar nga Wolf. Kur mbeteshin edhe dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Paco Alcacer ka thelluar epërsinë e verdhezinjve, që morën këtë të premte kreun e klasifikimit, në pritje që rivalët të luajnë ndeshjet e treta.

Më shumë nga Bundesliga